VIDEO/ Nuk ulet dot në pistën e aeroportit, avioni me pasagjer ulet në mes të autostradës

VIDEO/ Nuk ulet dot në pistën e aeroportit, avioni me pasagjer ulet në mes të autostradës

19:04, 27/01/2020
A+ Aa A-

Pasi  devijoi nga pista e uljes në aeroport, një avion iranian me pasgjerë u ul në mes të një autostrade.

Si pasojë e manovrës së jashtëzakonshme, fatmirësisht nuk ka pasur viktima por raportohet se dy persona janë plagosur dhe u dërguan menjëherë në spitalin e qytetit Mahshahr.

Sipas zyrtarëve të aviacionit, piloti nuk e frenoi dot në kohë, duke e detyruar që ai mos të ulet në pistën e aeroportit.

Një reporter që po udhëtonte brenda avionit deklaroi se njëra prej rrotave të saj ishte prishur duke e bërë thuajse të pamundur uljen brenda pistës.

Organizata iraniane e Aviacionit Civil ka dërguar specialistët për të hetuar dhe për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij incidenti.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco