Biznesmeni i lë një letër ish-të dashurës në shkëmb dhe zhduket, po kërkohet trupi....

Biznesmeni i lë një letër ish-të dashurës në shkëmb dhe zhduket, po kërkohet trupi....

15:02, 27/01/2020
A+ Aa A-

Një çantë e braktisur në një shkëmb dhe një letër ë lënë për ish-të dashurën. Një vetëvrasje e dyshuar dhe një trup i cili nuk u gjet.

Është e veshur me mister zhdukja në Bali të Indonezisë, e biznesmenit britanik, Ryan Roth.

Qysh nga e hëna e javës së kaluar, prej tij nuk ka asnjë gjurmë, mirëpo dyshohet se pas vetëvrasjes së mundshme, mund të fshihet tjetër gjë, Roth akuzohet për mashtrim në Australi dhe se ka përdorur një emër tjetër për të mashtruar.

Policia dyshon se gjithçka mund të ketë qenë sajesë e tij, për të shpëtuar nga detyrimet.

Sendet personale të Ryan Roth, u gjetën buzë shkëmbinjve të tempullit Selonding në fshatin Pecatu, të Bali. Motori i tij u gjet i braktisur pak metra pak më tutje nga çanta, ku u gjet një shishe alkool dhe një letër për ish-të dashurën.

Në letër shkruhej, “Më vjen keq Alice. Jam mashkulli me të cilin ti u dashurove, por disa gjëra që kam bërë në të kaluarën, mund të më kenë bërë që të dukem si i huaj. Do të të dua gjithmonë. Asgjë nga këto nuk është për fajin tënd”.

Alice e cila pretedon se ndodhet në Hong Kong, duke folur me policinë, deklaroi se nuk di asgjë për zhduken e Roth, duke treguar se nuk ka asnjë problem me të.

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco