Tragjedia ajrore në Afganistan/ Në avionin e rrëzuar ndodheshin 83 persona

Tragjedia ajrore në Afganistan/ Në avionin e rrëzuar ndodheshin 83 persona

13:40, 27/01/2020
A+ Aa A-

Zyrtarët afganë kanë thënë se një aeroplan me rreth 83 persona është rrëzuar në provincën Ghazni.

Guvernatori rajonal, Ëahidullah Kalimzai, tha se aeroplani i rrëzuar ishte në pronësi të kompanisë shtetërore, Ariana Airlines, dhe se në të ndodheshin rreth 83 njerëz, shkruan “Free Europe”.

Megjithatë, kjo kompani mohoi se ndonjëri nga aeroplanët e saj është përfshirë në aksident. “Ka ndodhur një aksident, por ai aeroplan nuk është  i kompanisë Ariana. Dy fluturimet tona, nga Herati në Kabul dhe nga Herati në Neë Delhi, janë të sigurta”, tha shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Mirëais Mirzakëal.

Sipas zëdhënësit të guvernatorit, Aref Nouri, aksidenti besohet të ketë ndodhur rreth orës 13 e 10 minuta sipas kohës lokale. Nuk dihet ende shkaktari i aksidentit.

Ai tha se autoritetet janë duke u përpjekur të shkojnë në vendin e rrëzimit të aeroplanit, por se forcat afgane nuk kanë qasje në zonën e skajshme, e cila besohet se ndodhet nën kontrollin e talibanëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco