Dy të infektuar me koronavirus në Kaliforni, pesë në të gjithë SHBA-në

Dy të infektuar me koronavirus në Kaliforni, pesë në të gjithë SHBA-në

12:27, 27/01/2020
A+ Aa A-

Kalifornia ka mbajtur frymën në pritje të rastit të parë të koronavirusit. Që nga orët e vona të së shtunës, banorët e këtij shteti mësuan se dy persona ishin diagnostikuar me këtë sëmundje.

Orange County dhe Los Angelos County thanë se të dy personat kishin ardhur në Kaliforni nga Wuhan i Kinës, me simptomat e koronavirusit, njoftoi gazeta “The Sacramento Bee”.

Në rang kombëtar, dy udhëtarë të tjera nga Kina ishin diagnostikuar me koronavirus që nga 21 janari, i pari në Seattle dhe i dyti në Chicago.

“Los Angelos County është përgatitur mirë për të trajtuar këto raste të dyshuara të koronavirusit,” tha Barbara Ferrer, drejtore e Departamentit të Shëndetit Publik me anë të një deklarate.

“Po punojmë ngushtësisht me partnerët tanë lokalë, shtetërorë dhe federalë që t’i afrojmë publikut informacion të saktë në lidhje me veprimet që po bëjmë për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit dhe për t’u kujdesur për ata që janë të sëmurë”.

CDC konfirmoi se një rast i pestë koronavirusit ishte pikasur në Arizona të dielën në mbrëmje. /SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco