Tjetër tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni plot me pasagjerë, dyshohet për dhjetra të vdekur

Tjetër tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni plot me pasagjerë, dyshohet për dhjetra të vdekur

12:19, 27/01/2020
A+ Aa A-

Një avion i mbushur me pasagjerë është rrëzuar pak më parë në Afganistanin Lindor.

Siç raporton BBC, avioni ka rënë rrethin Deh Yak të provincës Ghazni, në jug-perëndim të Kabulit.

Raportohet se në avion ndodheshin dhjetra pasagjerë.

Ende nuk dihet asgjë për fatin e pasagjerëve, pasi autoritetet lokale nuk kanë dhënë asnjë informacion të mëtejshëm.

Ky aksident ajror vjen pak ditë pasi një aeroplan pasagjerësh u qëllua aksidentalisht me raketa në Iran, ku humbën jetën 147 persona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco