Kryeministri i Sllovenisë Sarec jep dorëheqjen dhe kërkon zgjedhje të parakohshme Marjan Sarec,

Kryeministri i Sllovenisë Sarec jep dorëheqjen dhe kërkon zgjedhje të parakohshme

10:50, 27/01/2020
A+ Aa A-

Ljubjanë – Kryeministri slloven i qendrës së majtë, Marjan Sarec, bëri të ditur se i kishte dërguar dorëheqjen e tij parlamentit, të hënën dhe kishte kërkuar zgjedhje të parakohshme, pasi qeveria e tij e pakicës nuk mund të kalonte ligje të rëndësishme.

“Me këtë koalicion, këtë situatë në parlament, unë nuk mund të përmbush shpresat e popullit. Unë do të jem në gjendje t’i përmbush ato pas një rizgjedhjeje,” tha Sarec në një konferencë shtypi, sipas Reuters.

Pak para deklaratës së tij në agjencinë shtetërore të lajmeve STA, u njoftua dorëheqja e Ministrit të Financave Andrej Bertoncejl.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco