Kina do shpenzojë 9 miliardë dollarë për të luftuar përhapjen e koronavirusit

Kina do shpenzojë 9 miliardë dollarë për të luftuar përhapjen e koronavirusit

09:58, 27/01/2020
A+ Aa A-

Ministria e Financave dhe Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë ka ndarë 60.33 miliardë juanë ose 8 miliardë e 740 milionë dollarë për masat parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit, nga i cili deri të hënën në mëngjes kanë vdekur 81 persona.

Presidenti kinez, Xi Jinping, paralajmëroi se virusi i ri është duke u përhapur me shpejtësi të madhe, ndërsa disa zyrtarë të tjerë thanë se duket që aftësia e koronavirusit për t’u përhapur mes njerëzve po vjen duke u forcuar.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar u rrit për rreth 30 për qind dhe shkoi në 2744. Gati gjysma e tyre janë regjistruar në provincën Hubei, kryeqytet i së cilës është qyteti Wuhan.

Ndonëse disa raste janë konfirmuar edhe në më shumë se dhjetë shtete të tjera, në to ende nuk është regjistruar ndonjë rast fatal nga ky virus i rrezikshëm, shkruan “Reuters”.

Dihet se virusi i ri shkakton pneumoni te pacientët. Kjo sëmundje ka përfunduar në mënyrë fatale në disa raste. Zyrtarët kinezë thanë gjithashtu se virusi mund të përhapet edhe gjatë periudhës së inkubacionit, kur ende nuk janë shfaqur simptomat te personi i infektuar.

Shumë aeroporte në mbarë botën kanë marrë masa për parandalimin e virusit duke i kontrolluar udhëtarët që kanë temperaturë të lartë ose ndonjë simptomë tjetër që lidhet me koronavirusin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco