Pesë raketa 'Katjusha' mbi ambasadën amerikane në Irak, reagon kryeministri Abdulmehdi

Pesë raketa 'Katjusha' mbi ambasadën amerikane në Irak, reagon kryeministri Abdulmehdi

09:32, 27/01/2020
A+ Aa A-

Ndaj “Zonës së Gjelbër” në kryeqytetin Bagdad të Irakut, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe misionet e huaja diplomatike, u krye një sulm me 5 raketa Katyusha. Kryeministri i Irakut, Adil Abdulmehdi njoftoi se raketat goditën ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Bagdad.

Abdulmehdi, fjalët e të cilit u cituan në deklaratën e lëshuar nga zyra për informim e Kryeministrisë, tha se “Sulmi armiqësor ndaj përfaqësive të misioneve të huaja diplomatike u përsërit me raketa që ranë brenda godinës së ambasadës amerikane. Ndërsa dënuam këtë veprim të paligjshëm, ne udhëzuam forcat tona të sigurisë t’i kapin sulmuesit dhe t'i nxjerrin para drejtësisë”, njoftoi TRT.

Abdulmehdi, i cili paralajmëroi se sulme të tilla mund ta kthejnë Irakun në një zonë grindjeje, deklaroi se ata janë të përkushtuar për detyrën e mbrojtjes së përfaqësive të misioneve të huaj diplomatike në vend.

Ndërkohë, një zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes së Irakut tha se pas sulmit me raketa, helikopterët ushtarakë amerikanë u ulën në kompleksin e ambasadës amerikane.

Ai tha se ndoshta mund të ishin transportuar me helikopterë personat e plagosur.

Ndërkaq sipas informacioneve të marra nga një burim tjetër i sigurisë, një zjarr ka shpërthyer në restorantin e ambasadës gjatë sulmit me raketa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco