Ambasada amerikane në Bagdad goditet me raketa

Ambasada amerikane në Bagdad goditet me raketa

09:22, 27/01/2020
A+ Aa A-

Tre raketa goditën kompleksin e ambasadës amerikane së SHBA në Bagdad të dielën, duke lënë një person të plagosur, tha një zyrtar amerikan për CNN duke iu referuar raporteve fillestare. Zyrtari tha se lëndimi ishte i vogël dhe personi ishte kthyer në detyrë.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha të shtunën në mbrëmje se ata qenë të vetëdijshëm se raketat ranë në Zonën Ndërkombëtare, por nuk iu referua vetë ambasadës amerikane.

Departamenti I shtetit nuk përgjigj pyetjes nëse ndonjë punonjës i ambasadës ishte plagosur.

"Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Irakut të përmbushë detyrimet për të mbrojtur godinat diplomatike,” tha zëdhënësi.

Departamenti i Shtetit nuk e fajësoi direkt Teheranin për goditjen me raketa në kryeqytetin e Irakut, por deklarata e zëdhënësit bëri një referencë për kërcënimet iraniane në rajon dhe sulmet e kaluara nga milicia e mbështetur nga iranianët kundër interesave amerikane.

Nuk pati deri vonë asnjë pretendim për përgjegjësinë e sulmit.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco