Vdekja tragjike e Kobe Bryant/ Autoritetet amerikane zbulojnë shkaqet e aksidentit

Vdekja tragjike e Kobe Bryant/ Autoritetet amerikane zbulojnë shkaqet e aksidentit

09:21, 27/01/2020

Orët e para të ditë së hënë në kodrën e Calabasas në Kaliforni ekuipazhi ku udhëtonte legjenda e basketbollit amerikan, Kobe Bryant u përplas duke bërë që të 9 personat e ndodhur në helikopter të humbnin jetën.

Mes tyre ishte edhe e bija e Bryant, Gianna 13-vjeçe. Sipas autoriteteve amerikane një ndër shkaqet të cilat çuan në këtë aksident tragjik ajror kanë qenë kushte jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte "pushtuar" zonën e Kalifornisë ka vështirësuar vështrimin e pilotit. 

Të dhënat nga fluturimi kanë treguar se helikopteri kishte pasur probleme derisa po fluturonte mbi kopshtin zoologjik të Los Anxhelos duke qëndruar në lartësi të ulët, ndërsa kushtet ishin përkeqësuar dukshëm deri në momentin e rrëzimit.

Aktualisht autoritetet amerikane po punojnë për shkaqet e tjerë të cilët çuan në këtë ngjarje tragjike e cila ka tronditur të gjithë globin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco