Trump do t’i shpalosë Izraelit, planin e paqes për Lindjen e Mesme Benny Gant

Trump do t’i shpalosë Izraelit, planin e paqes për Lindjen e Mesme

08:45, 27/01/2020
A+ Aa A-

Uashington – Presidenti I SHBA, Donald Trump, pritet të zbulojë detajet e propozimit të vonuar për paqen në Lindjen e Mesme tek liderët e Izraelit të hënën, ndërkohë që ai përpiqet të zgjidhë disa nga problemet më të mprehta në botë.

Trump do të zhvillojë takime veç e veç me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe Benny Grants, kreu e partisë së qendrës Bardh e Blu , rivalin e Netanyahu në zgjedhjet e 2 marsit, njofton Reuters.

Të martën, Trump do të zhvillojë takime me Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti mund të zbulojë detajet e propozimit për paqe.

Dy ditët e takimit për politikën e jashtme do t’i bëjnë Trump një kontrast me gjyqin në Senatin e udhëhequr nga republikanët, që është duke shqyrtuar akuzat ndaj tij, të miratuara nga Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët.

Por nëse me të vërtetë do të nisë përpjekja e stërgjatur për të afruar izraelitët dhe palestinezët, kjo është ca si larg nga të qenit e sigurt.

Sepse palestinezët kanë refuzuar të angazhojnë administratën e Trump  dhe ata  frikësohen se plani do të godasë shpresat e tyre për një shtet të pavarur në Bregun Perëndimor, Jeruzalemin lindor dhe rripin e Gazës.

Shpresa e Shtëpisë që Bardhës ishte që nëse Trump do të merrte mbështetjen  e Netanyahu dhe rivalit të tij Gants për planin, kjo do të jepte një impuls./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco