Kina zgjat pushimet, bizneset mbyllen: Vdekjet nga virusi arrijnë në 81

Kina zgjat pushimet, bizneset mbyllen: Vdekjet nga virusi arrijnë në 81

07:40, 27/01/2020

Shangai – Numri i të vdekurve nga shpërthimi i koronavirusi në Kinë arriti në 81 të hënën. Qeveria kineze zgjati pushimet e festës së Vitit të Ri dhe bizneset e mëdha u mbyllën duke i thënë personelit të punojë nga shtëpia në kuadrin e përpjekjeve për të frenuar përhapjen, njoftoi Reuters..

Kryeministri kinez Li Keqiang vizitoi qendrën e qytetit Wuhan, epiqendrën e shpërthimit të virusit dhe qeveria po përpiqet të sinjalizojë se po reagon seriozisht ndaj krizës.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Kinë u rrit me 30% duke kapur shifrën e 2744 të prekurve, gjysma prej të cilëve në provincën Hubei, që është kryeqyteti i Wuhan.

Ndërkohë që shqetësimet rriten në të gjithë botën, Hong Kongu i qeverisur nga Kina, që ka tetë raste të konfirmuara, ndaloi hyrjen e njerëzve që kishin qenë në Hubei në 14 ditët e fundit. Ndalimi nuk ishte për banorët e Hong Kongut.

Numri i vdekjeve nga virusi që ngjan si grip në Hubei arriti në 76, nga 56 që ishte, thanë zyrtarët e Shëndetësisë, me pesë vdekje që ndodhën diku më larg në Kinë, përfshirë provincën ishullore të Hainan, që njoftoi vdekjen e parë të hënën./SYRI.NET  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco