Eksperti turk: Tërmeti 7.6 ballësh do ndjehet deri në Austri

Eksperti turk: Tërmeti 7.6 ballësh do ndjehet deri në Austri

13:13, 26/01/2020
A+ Aa A-

Turqia u godit nga një tërmet i rëndë para dy ditësh. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se një tërmet akoma më i fuqishëm i kanoset vendit.

Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë, thotë se një tërmet me fuqi 7.6 ballë pritet të godasë në Silivri, pranë detit Marmara. Deri më tani ky është paralajmëruar gabimisht si tërmeti i Stambollit, tha Er. Sipas tij, lëkundja do jetë kaq e fortë, sa do ndjehet deri në Itali dhe Austri.

Për shkak të ndërveprimit edhe me valët, qyteti i Bursës do të preket rëndë nga tërmeti.

Engin Er thotë se Bursa ka njohur në të shkuarën një tërmet me fuqi 7.2, pikërisht në vitin 1855. Nga tërmeti, 16 nga 20 kupolat e Xhamisë së Madhe u shembën. Rreth 1 mijë njerëz humbën jetën.

Sipas tij, vendi duhet të jetë i përgatitur pasi tërmeti do ndodhë pranë kores së tokës dhe jo në det. Ai tha se një muaj më parë ndodhi një tërmet vetëm 3.1 ballë në këtë zonë dhe të gjithë njerëzit u alarmuan pasi ishte shumë afër sipërfaqes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

jim26/01/2020 16:35

Si ka mundesi qe nuk po e arrestojne kete shkencetarin per perhapje paniku???? Duhet RILINDJA.

Shto koment

Denonco