FOTO/ Viti i Ri Kinez, shfaqja gala përcjell besimin për fitore kundër epidemisë

FOTO/ Viti i Ri Kinez, shfaqja gala përcjell besimin për fitore kundër epidemisë

11:09, 26/01/2020

Ndërkohë që Kina është në alarm për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit, që po infekton me shpejtësi popullatën dhe po kapërcen kontinentet, Viti i Ri Hënor megjithatë u kremtua. Radio e Jashtme e Kinës njoftoi se Koncerti i Festës së Pranverës i Grupit Mediatik të Kinës u zhvillua me sukses në vigjilje të Vitit të Ri Kinez, 24 janar, duke shënuar disa rekorde në transmetim.

Njoftohet se në mbrëmjen e 24 janarit, 225 kanale televizive kineze ritransmetuan paralelisht këtë gala, ndërkohë mbi 600 media të 170 vendeve e rajoneve të botës njoftuan këtë veprimtari në transmetimin e drejtpërdrejt. Nëpërmjet platformave të ndryshme përfshirë televizionin, internetin, rrjetin social etj., numri i shikuesve të kësaj galaje arriti në 1 miliard e 232 milionë, 606 milionë prej tyre e panë me mediat e reja. 

Vetëm gjysmë ore para nisjes së galasë, u shtua një program i posaçëm lidhur me rezistencën e epidemisë së pneumonisë, "Ura e Dashurisë". Ky është programi me përgatitjen më të shpejtë në historinë 37-vjeçare të Koncertit të Festës së Pranverës të CMG-së dhe u bë i vetmi program që që shfaqet pa prova.  Ai transmetoi besimin e vendosur të kinezëve për "fitimin patjetër në luftën kundër epidemisë", sipas Radios së Jashtme të Kinës.

Image

Programi  "Ura e Dashurisë", i prezuantuar nga gjashtë drejtues të famshëm të CMG-së

FOTO NGA REUTERS TE FESTIMEVE TE VITIT TE RI HENOR

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco