Djali i vogël vdiq duke bërtitur, gruaja m'u shtyp para syve: Tragjedia e tërmetit në Turqi

Djali i vogël vdiq duke bërtitur, gruaja m'u shtyp para syve: Tragjedia e tërmetit në Turqi

10:50, 26/01/2020

Hüseyin Civelek, i cili punon si punonjës civil në Shkollën e Mesme Teknike dhe Profesionale për Vajzat ‘’Sherd?ka Avar Girls’’, që është është një person me aftësi të kufizuara në Elaz??, vazhdon trajtimin e tij në Spitalin Universitar F?rat, pasi i mbijetoi tërmetit të së premtes.

Civelek humbi si pasojë e tërmetit bashkëshorten e tij dhe djalin 9-vjeçar, ndërsa tregon dhe momentet e tmerrshme të asaj nate, ku mbeti gjallë së bashku me djalin e tij të madh, përcjell Faxweb. “Sapo u nisëm për në korridor për të dalë kur shtëpia filloi të lëkundet edhe më shumë, muret ranë mbi ne. Ne ishim të ngujuar mes kolonave të shtëpisë, njëra prej të cilave më kishte goditur në shpinë dhe këmbë. Nuk mund të ngrihesha, nuk mund të lëvizja. Të gjithë bërtisnin.

Muri ra mbi gruan time dhe ajo u shtyp atje dhe vdiq para syve të mi. Fëmija im i madh dhe fëmija i vogël ishin ngujuar në mur. Djali im i vogël vdiq duke bërtitur. Unë nuk mund ta shpëtoja.

Ekipet e AFAD më shpëtuan 1-2 orë më vonë me djalin tim të madh. Unë i thashë: ‘Më ndihmoni, më ndihmoni!’ Unë bërtita shumë, zëra të tjerë dëgjoheshin nën beton”, ka treguar i mbijetuari.

Civelek ka treguar se banesën e ka blerë në vitin 2011, e ka rikonstruktuar dhe ende nuk kishte shlyer borxhet që kishte marrë për të. “Unë nuk di çfarë të them. Shteti ynë nuk duhet të na lërë vetëm”, apelon më tej i mbijetuari. Ndërkohë që numri i viktimave vazhdon të rritet në Turqi, ndërsa në momentet që flasim janë konfirmuar 35 të vdekur, dhe më shumë se 1 mijë persona të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco