Lord i Lartë i Kishës së Skocisë/ Mbretëresha promovon Princ William pas vet-largimit të Princ Harryt

Lord i Lartë i Kishës së Skocisë/ Mbretëresha promovon Princ William pas vet-largimit të Princ Harryt

20:07, 25/01/2020
A+ Aa A-

Mbretëresha i ka dhënë Princit William një rol të ri në Kishën e Skocisë, ndërsa Princi Harry përgatitet të tërhiqet nga funksionet mbretërore.

Duka i Kembrixhit është bërë Lord i Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kishës së Skocisë dhe do të veprojë si përfaqësuesi personal i sovranit në mbledhjen vjetore, raporton Dailymail.

Ajo vjen pothuajse menjëherë pasi vëllai i tij, Duka i Sussex, bëri udhëtimin për në Vancouver të hënën, për t'u bashkuar me Meghan dhe Archie, në fillimin e jetës së tyre të re larg nga monarkia.

Roli i Lordit të Lartë të Komisionerit u vendos në 1707, në Aktin e Bashkimit midis Anglisë dhe Skocisë.

Mbretëresha u zotua ta vazhdojë ceremoninë e këtij akti, gjatë takimit të parë të Këshillit Privy, të mbretërimit të saj në 1952.

Princi William tani do të bëjë fjalimet hapëse dhe përmbyllëse në Kuvend, si dhe do të kryejë vizita zyrtare në të gjithë Skocinë.

Kisha e Skocisë është një kishë presbyteriane dhe e njeh vetëm Jezu Krishtin si Mbret dhe Shef të Kishës.

Monarku emëron një figurë të re për rolin çdo vit dhe anëtarët e mëparshëm të familjes mbretërore që e kanë marrë atë post përfshijnë Princesha Royal, Duka i Rothesay, Duka i Jorkut dhe Earl of Wessex.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco