Mediat në SHBA: Në laboratorët e qytetit ku shpërtheu virusi në Kinë, zhvillohen armë kimike

Mediat në SHBA: Në laboratorët e qytetit ku shpërtheu virusi në Kinë, zhvillohen armë kimike

15:40, 25/01/2020
A+ Aa A-

Forcohen hipotezat sipas të cilave epidemia e koronavirusit e ka pasur origjinën në një laborator në Wuhan, vendi ku shpërtheu fillimisht, tashmë i izoluar.

Mediat amerikane shkruajnë se në laboratorët e Wuhan janë zhvilluar edhe armë kimike.

Sipas Dany Shoham, një ish-oficer i inteligjencës ushtarake izraelite, ekspert i luftës bakteriologjike, pikërisht në qytetin kinez ekziston një laborator i lidhur me programin sekret të armëve kimike të realizuar nga Pekini, i vetmi në vend që konsiderohet i sigurt për studimin e viruse vdekjeprurëse. Shoham shpjegoi për ‘Ëashington Times” se brenda institutit në Ëuhan “armët biologjike ndoshta përdoren në planet kërkimore dhe zhvillimore”.

SHBA: Qytetarët amerikanë larg Wuhan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar një operacion për të evakuuar qytetarët amerikanë dhe diplomatët nga Ëuhan, sipas Wall Street Journal.

Ka rreth një mijë amerikanë në qytetin kinez, me të cilët ambasada po kontakton për të organizuar transportin ajror që do t’i çojnë ata në shtëpi. Personeli mjekësor amerikan do të jetë në bord për të trajtuar rastet e dyshuara.

Rregullat përfshijnë mbylljen e lidhjeve të transportit publik dhe hyrjet e autostradave në qytete. Në të gjithë vendin, do të vendosen disa pika inspektimi dhe të gjithë udhëtarët me simptoma të pneumonisë do të “transportohen menjëherë” në një qendër mjekësore.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi rritet në 41

Të dhënat e fundit flasin për 41 viktima në vend dhe rreth 1.300 raste të konstatuara. Për t’i bërë ballë epidemisë, një pjesë e Murit të Madh dhe Qytetit të Ndaluar është mbyllur, ndërsa ka shkuar në 13 numri i qyteteve të izoluara. Në Ëuhan, epiqendra e epidemisë, janë dërguar 450 mjekë ushtarakë të cilëti do të shpërndahen në spitalet e zonës.

Një spital i dytë do të ndërtohet në Wuhan

Një spital i ri do të ndërtohet në vatrën e epidemisë. Sipas People’s Daily, do të ketë 1.300 shtretër dhe do t’i bashkohet spitalit tjetër në ndërtim e sipër në qytet, i cili pritet të jetë gati në dhjetë ditë. Nga ana tjetër, spitalet dhe shërbimet e urgjencës me një epidemi të kësaj madhësie, janë vënë në shënjestër, siç dëshmohet nga kjo video që qarkulloi në rrjetet sociale kineze dhe më pas u tërhoq në Tëitter, ku thuhet se ka shpërthyer një krizë e madhe e higjienës publike në Ëuhan. “Ky videoklip u postua dikur në Ëeibo, por tani është fshirë. Zonja në klip thotë se trupat e vdekur kanë mbetur në spital të patrajtuar ndërsa mjekët po kujdesen për pacientët e tjerë në të njëjtin vend”.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco