I droguar harron të fusë djalin në makinë, e përplas me mjet duke i shkaktuar vdekjen

I droguar harron të fusë djalin në makinë, e përplas me mjet duke i shkaktuar vdekjen

12:06, 25/01/2020
A+ Aa A-

Policia amerikane njoftoi se një burrë kishte harruar ta fuste në makinë djalin e vet 1 vjeç në kohën kur ishte nën ndikimin e substancave narkotike.

Më pas, ai e ka goditur fëmijën me mjet, duke e lënë të vdekur.

Vogëlushi Jesse Bullarg u godit për vdekje nga babai Isaac Bullard, 38 vjeç, përderisa donte ta dërgonte te një kujdestare në Kolorado.

Burri është arrestuar dhe është akuzuar për vrasje. Nëna e fëmijës tha se atë e kishin të veçantë, sepse ishte lindur pas një kohe të gjatë.

Në një intervistë, nëna e djalit të vdekur e akuzoi rëndë partnerin, duke thënë se dënimi me vdekje është shumë i mirë për të.

“Ende ndiej shumë dhimbje fizike dhe emocionale. Zemra ime tash është në parajsë. Ai djalë është e tërë bota ime e jetën ia mori Isaac-u”, tha ajo.

Babai i viktimës është akuzuar për vozitje nën ndikimin e substancave të ndaluara, vozitje të pakujdesshme me pasojë vdekjen, shkruan “Metro UK”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco