Konfirmohet rast i dytë me koronavirus në SHBA, në hetim 63 raste të mundshme

Konfirmohet rast i dytë me koronavirus në SHBA, në hetim 63 raste të mundshme

18:08, 24/01/2020
A+ Aa A-

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) konfirmuan të premten një rast të dytë në SHBA të koronavirusit të ri nga Kina, në një grua në Chicago dhe tha se madje 63 raste të mundshme, po hetohen pasi sëmundja vdekjeprurëse, vazhdon të përhapet në botë.

Nga 63 personat nën hetim nga 22 shtete, 11 deri më tani kanë testuar negativ, tha CDC në një konferencë me gazetarët, raporton Reuters.

Lajmet për gruan në Chicago të infektuar me virusin që e kishte origjinën në Wuhan, Kinë, pasuan njoftimin në fillim të kësaj jave të një burri nga shteti Uashingtonit, i cili u diagnostikua me virusin pasi u kthye nga Wuhan.

Virusi i zbuluar rishtazi ka vrarë 26 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 800. Shumica e rasteve dhe të gjitha vdekjet deri më tani kanë qenë në Kinë, ku zyrtarët kanë vendosur kufizime të mëdha për udhëtimet dhe tubimet publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco