Kinë, mbyllet ‘Qyteti i Ndaluar’ si pasojë e koronavirusit

Kinë, mbyllet ‘Qyteti i Ndaluar’ si pasojë e koronavirusit

07:56, 24/01/2020
A+ Aa A-

Qyteti i Ndaluar në Pekin do të mbyllet për vizitorët nga e shtuna, si pjesë e një përpjekjeje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Administratori i pallatit deklaroi sot se vendimi u mor për të ndaluar transmetimin e mëtejshëm të virusit në turma të mëdha.

Vitin e kaluar ky vend i trashëgimisë botërore u vizitua nga 19 milionë persona. Si pasojë e numrit të lartë të vizitorëve, numri maksimal i lejuar i tyre në një ditë është 80 000.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco