'Përsëritja' e zgjedhjeve Presidenciale të 2018/ Opozita e Venezuelës kërkon bekimin e SHBA

'Përsëritja' e zgjedhjeve Presidenciale të 2018/ Opozita e Venezuelës kërkon bekimin e SHBA

23:20, 23/01/2020
A+ Aa A-

Partia e politikanit të opozitës venezueliane Henri Falcon, po kërkon bekimin e Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje me Presidentin Nicolas Maduro, për të rrëzuar dhe përsëritur votimet e vitit 2018, në të cilën Maduro shkatërroi Falcon.

Firma kanadeze e lobimit Dickens & Madson, në raportin e saj dy-vjeçar pranë Departamentit të Drejtësisë së SHBA, tha që ishte në "komunikime të rregullta, të vazhdueshme me inteligjencën amerikane dhe degën ekzekutive", për të siguruar që Uashingtoni nuk do të kundërshtonte planin, për aq kohë sa Maduro të heq dorë nga pretendimi i tij i presidencës, raporton Reuters.

Shtetet e Bashkuara, dhjetëra vende të tjera dhe opozita kryesore e Venezuelës, argumentojnë se Maduro vodhi votën e vitit 2018 dhe nuk është më presidenti legjitim. Ata e njohin Juan Guaido, kreun e Asamblesë Kombëtare të mbajtur nga opozita, si kryetarin e shtetit.

Edhe pse një marrëveshje e tillë do të përballet me shumë pengesa, aleatët e Guaido i shmangen negociatave me Maduro, për të cilët ata argumentojnë se përdor bisedime të tilla, si taktika për të blerë kohë dhe për të forcuar kontrollin e tij.

Politikanët e opozitës shpesh kritikojnë gatishmërinë e Falcon për t'u përfshirë me Maduron dhe vendimin e tij për të marrë pjesë në votimin e vitit 2018, të cilin opozita kryesore e bojkotoi për shqetësimet se nuk do të ishte e lirë dhe e drejtë.

Por ajo megjithatë vjen pas një seri kontakteve të prapaskenave midis aleatëve të Maduro dhe Presidentit të SHBA Donald Trump.                                                                                                                                                                                                

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco