Brexit më 31 janar/ Mbretëresha Elizabeth nënshkruan ligjin

Brexit më 31 janar/ Mbretëresha Elizabeth nënshkruan ligjin

22:48, 23/01/2020
A+ Aa A-

Pas shumë vonesave e dyshimeve, afati i caktuar për dalje nga BE për Britaninë e Madhe është 31 janari dhe kjo datë nuk do të shtyhet më.

Mbretëresha Elizabetha, e ka nënshkruar projektligjin e Parlamentit britanik për dalje nga Bashkimi Europian, pasi ligji është i përgatitur nga kryeministri Boris Johnson.

Britania e Madhe do të braktisë Bashkimi Europian me datën 31 janar, në ora 23:00.

Pas kësaj do të filloj periudha kalimtare, në të cilën Brukseli dhe Londra do të dakordohen për shumë çështje me rëndësi për të ardhmen.

Nënkryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Nigel Evans, i ka njoftuar deputetët për aktin e Mbretëreshës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco