Tragjedi/ Shpërthen në flake kamioni me gaz natyror,  2 të vdekur dhe dhjetëra fëmijë të plagosur

Tragjedi/ Shpërthen në flake kamioni me gaz natyror, 2 të vdekur dhe dhjetëra fëmijë të plagosur

22:00, 23/01/2020
A+ Aa A-

Një kamion që transportonte gaz natyror, shpërtheu të enjten në kryeqytetin e Perusë, duke vrarë të paktën dy njerëz dhe plagosur 48 të tjerë në një aksident, që Presidenti i Perusë Martin Vizcarra, e etiketoi një “tragjedi”.

Kamioni shpërtheu në flakë pasi u tërhoq nga një devijim në një rrugë në Lima, duke thyer një valvul, e duke rrjedh gaz, ku si pasojë janë ndezur disa shtëpi aty pranë, raporton Reuters.

Të paktën 11 fëmijë u dërguan në spitalet lokale me djegie të rënda, thanë autoritetet.

"Duke pasur parasysh madhësinë e pasojave, ne mund ta cilësojmë këtë si një tragjedi," u tha Vizcarra gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco