Ekspertët të ndarë në përfundime/ OBSH mbyll ‘Komitetin e Urgjencës’ mbi koronavirusin misterioz

Ekspertët të ndarë në përfundime/ OBSH mbyll ‘Komitetin e Urgjencës’ mbi koronavirusin misterioz

21:39, 23/01/2020
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha të enjten se ishte "pak herët" për të shpallur koronavirus e ri, një emergjencë globale shëndetësore, pasi Kina vendosi miliona njerëz në karantinë mes një epidemie që ka vrarë 18 njerëz dhe infektuar më shumë se 630.

Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se shkalla e transmetimit mund të përshpejtohet, pasi qindra miliona kinezë udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit gjatë pushimeve javore për Vitin e Ri Lunar, i cili fillon të shtunën, raporton Reuters.

"Ashtë pak herët të konsiderosh që kjo është një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar," tha kryetari i panelit të Komitetit të Emergjencave të OBSH-së, Didier Houssin në Gjenevë.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se Komiteti i Urgjencës së organizatës prej 16 ekspertësh të pavarur ishte ndarë në përfundimin e tij.

"Megjithatë, mos bëni gabim, kjo është një emergjencë në Kinë. Por ajo ende nuk është bërë një emergjencë globale shëndetësore”, tha Tedros.

Ai tha se Kina kishte ndërmarrë masa që beson se janë të përshtatshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco