Me kamion frigoriferik drejt Britanisë/ Ndalohen 23 emigrantë gjatë kontrollit

Me kamion frigoriferik drejt Britanisë/ Ndalohen 23 emigrantë gjatë kontrollit

20:23, 23/01/2020
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm, policia belge ka ndaluar 23 emigrantë brenda një kamioni frigoriferik në portin e Zeebrugge.

Pas ndalimit, hetimet paraprake tregojnë se emigrantët janë me origjinë nga Eritrea dhe destinacioni i tyre dyshohet të ketë qenë Britania.

Sipas policisë, ata dyshohet të kenë hipur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Liege në një autostradë.

Emigrantët janë shoqëruar në komisariat dhe drejtuesi i kamionit është vendosur në pranga.

Hetimet do vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco