Ekspertët amerikanë: Cigaret elektronike nuk ndihmojnë në braktisjen e duhanit

Ekspertët amerikanë: Cigaret elektronike nuk ndihmojnë në braktisjen e duhanit

19:22, 23/01/2020
A+ Aa A-

Nuk ka të dhëna të mjaftueshme se cigaret elektronike u ndihmojnë duhanpirësve të heqin dorë nga cigaret me duhan, është thënë të enjten në një raport të qeverisë amerikane.

Kjo e dhënë është në kundërshtim me të atë qeverisë britanike, e cila i konsideron cigaret elektronike si terapi e zëvendësimit të nikotinës, raporton Rel.

“Cigaret elektronike janë një grup i produkteve që ndryshojnë vazhdimisht dhe përdoren në shumë mënyra”, është thënë në raportin e publikuar nga Instituti i shërbimeve shëndetësore, duke komentuar këtë temë për herë të parë nga viti 1990.

Megjithatë në raport është thënë se ilaçet e miratuara nga Administrata për Ushqim dhe Ilaçe, siç janë hapat dhe fashat e vendosura në krah, “ndihmojnë në braktisjen e duhanit”.

Ky raport vjen disa javë pasi Qeveria amerikane ka njoftuar për ndalimin e cigareve elektronike me disa shije, mirëpo jo edhe ndalimin e plotë të tyre siç kishte premtuar Shtëpia e Bardhë në shtator të vitit të kaluar, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

Ndalimi i pjesshëm i tyre ka ardhur pas presionit të madh të industrisë që prodhon këto cigare.

Bazuar në të dhënat e fundit, rreth 34 milionë amerikanë të rritur konsumojnë cigare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco