VIDEO horror/ Shoferi plagos rëndë policin gjatë kontrollit, e godet 6 herë me hanxhar në kokë

VIDEO horror/ Shoferi plagos rëndë policin gjatë kontrollit, e godet 6 herë me hanxhar në kokë

18:57, 23/01/2020

Pamjet tmerruese të regjistruara në kamerën e trupi të një oficeri policie, tregojnë momentin kur ai u godit vazhdimisht me një hanxhar nga një shofer, pas një ndalese rutinë.

Videoja tregon Muhamed Rodvanin duke goditur me tehun e hanxharit gjashtë herë në kokën e policit Stuart Outten, në një sulm që e la atë me një kafkë të thyer dhe plagë të rënda trupore, raporton Dailymail.

Polici i mbuluar me gjak shihet, ku me guxim neutralizon shoferin I cili po e masakronte me hanxhar.

Gjakderdhja e madhe nga plagët e thella në kokë, gishtat e thyer dhe një plagë në krah, detyrojnë policing Outten të kërkoi ndihmën e një kalimtar me radion e tij, në mënyrë që të mund të thërriste për ndihmë.

Sot në Old Bailey, 56 vjeçari Rodwan, u shpall fajtor për plagosje me qëllim, mbi lëndimet e rënda trupore, por ishte pastruar nga akuza e përpjekjes për vrasje.

Duke folur pas dënimit së Rodwanit, polici Outten tha se ai e dinte që ai do të detyrohej të luftonte për jetën e tij, pasi disa goditje hanxhari, po I ‘derdheshin’ mbi kokë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco