Testuan qeverinë/ Qindra amerikano-qendror kaluan kufirin e Guatemalës drejt Meksikës

Testuan qeverinë/ Qindra amerikano-qendror kaluan kufirin e Guatemalës drejt Meksikës

18:36, 23/01/2020
A+ Aa A-

Qindra Amerikanë Qendror kaluan kufirin e Guatemalës në Meksikë herët të enjten, duke testuar vendosmërinë e qeverisë meksikane, për të penguar lëvizjen e njerëzve në very, nën presionin e Shteteve të Bashkuara.

Pamjet televizive treguan një karvan migrantësh që lëviznin drejt qytetit jugor meksikan të Tapachula, pasi kaluan lumin Suchiate, që ndan Meksikën dhe Guatemalën, raporton Reuters.

Shumica duan të arrijnë në Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, Presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë presion ndaj qeverisë Meksike për të marrë masa më shtrënguese për të zvogëluar fluksin e migrantëve.

Shumë nga migrantët e Amerikës Qendrore që shkojnë në veri po ikin nga vështirësitë ekonomike dhe dhuna në shtëpi.

Grupi aktual i migrantëve është rritja më e madhe e njerëzve për të provuar Meksikën që nga koha kur presidenti Andres Manuel Lopez Obrador dhe disa qeveri të Amerikës Qendrore, bënë marrëveshje të ndryshme me Trump, për të ulur presionin në kufirin jugor të SHBA.

Trump ka kërcënuar të ndëshkojë ekonomikisht Meksikën dhe vendet e Amerikës Qendrore nëse nuk arrijnë t'i adresojnë flukset e migrantëve.

Mërgimtarët që kaluan në Meksikë në fillim të kësaj jave u përballën me gaz lotsjellës nga forcat e sigurisë, të cilët dhanë një përgjigje më të fortë se në vendkalimet e mëparshme masive të kufirit.

Ministri i Jashtëm i Meksikës Marcelo Ebrard tha se disa qindra nga ardhjet e reja u dëbuan menjëherë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco