Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike/ Pas 10 vitesh, SHBA do dërgojë ambasador në Bolivi

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike/ Pas 10 vitesh, SHBA do dërgojë ambasador në Bolivi

17:45, 23/01/2020
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmend të dërgojnë një ambasador në Bolivi, për të ndihmuar në rivendosjen e një "marrëdhënieje normale" midis dy vendeve, tha nën sekretari i shtetit për çështje politike David Hale, në një deklaratë video të postuar në internet të enjten.

Masa, e cila do të shënonte kthimin e një ambasadori amerikan në La Paz për herë të parë në mbi një dekadë, nënvizon marrëdhëniet e përmirësuara me shpejtësi që kur qeveria aktuale e përkohshme mori përsipër drejtimin e vendit, pas dorëheqjes së liderit të majtë Evo Morales, raporton Reuters.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur një diplomat të rangut më të ulët në vendin e Amerikës së Jugut që kur Morales urdhëroi ambasadorin e fundit Philip Goldberg, të largohej në 2008, duke e fajësuar atë për protestat e opozitës kundër sundimit të tij.

Morales u tërhoq nën presion në nëntor, pasi një zgjedhje e diskutueshme nxiti protesta të gjera dhe çoi që aleatët dhe forcat e sigurisë, të tërhiqnin mbështetjen e tyre. Morales pretendon se ai u rrëzua në një grusht shteti, të orkestruar nga Shtetet e Bashkuara.

Hale tha në deklaratën e videos postuar në faqen e internetit të ambasadës amerikane, tregon se ai mirëpriti mundësinë e re për të "forcuar marrëdhëniet tona dhe mirëkuptimin e ndërsjellë".

"Si hapi I radhës, Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë përsëri një ambasador në La Paz, për të vazhduar këto biseda dhe të rivendosin një marrëdhënie normale midis njerëzve tanë," tha ai.

Presidenti kujdestar konservator i Bolivisë, Jeanine Anez është përpjekur të hartojë një linjë nën politikat e jashtme të administratës së Morales, duke u larguar nga aleatët e vjetër si Venezuela dhe Kuba dhe duke rindërtuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco