Nëntë të vdekur në Spanjë – Stuhia ‘Gloria’ shndërron Spanjën në qytet pambuku

Nëntë të vdekur në Spanjë – Stuhia ‘Gloria’ shndërron Spanjën në qytet pambuku

12:56, 23/01/2020
A+ Aa A-

Ka shkuar në nëntë numri i vdekjeve nga stuhia “Gloria” në Spanjë, teksa moti po vazhdon të jetë ende i vrazhdë në lindje të vendit.

Ishujt Balearik dhe rajonet lindore, përfshirë Kataloninë dhe Valencian, kanë përjetuar stuhinë që tani ka hyrë në ditën e pestë.

Erërat të cilat arrijnë shpejtësinë më shumë se 140 km në orë, valët që po arrijnë më shumë se 10 metra, dëbora e madhe dhe reshjet e shiut, kanë shkaktuar kaos të madh, duke shkatërruar infrastrukturën e vendit.

Ujërat e detit kanë shkaktuar shkatërrime duke hyrë në qytete bregdetare, duke i detyruar të bëjnë mbyllje të rrugëve dhe evakuimeve lokale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco