Avioni kanadez rrëzohet duke shuar zjarret në Australi, tre të vdekur

Avioni kanadez rrëzohet duke shuar zjarret në Australi, tre të vdekur

09:20, 23/01/2020
A+ Aa A-

Melburn – Një avion kanadez “Herkules” për shuarjen e zjarreve u rrëzua kur po luftonte për fashitjen e flakëve në rajonin alpin të Australisë të enjten dhe tre persona të ekuipazhit të tij u vranë, njofton Reuters.

 Të tre viktimat ishin amerikanë, thanë autoritetet australiane, duke shtuar se nuk e dinin pse u rrëzua avionic që mbante një ngarkesë me një substancë për shuarjen e zjarreve.

“Tragjikisht, nuk ka pasur asnjë të mbijetuar nga përplasja në zonën Snoëy Monary”, tha Shane Fitzsimmons, Komisionerja e Shërbimi Zonal të Zjarreve për News South Ëales.

Vdekjet nga qindra zjarre në Australi kanë shkuar në 32. Afro 1 miliard kafshë janë zhdukur ndërkohë që zjarret kanë djegur 2500 shtëpi dhe një zonë pyjore sa një e treta e Gjermanisë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco