VIDEO – FOTO/ Presidenti Macron humb qetësinë, bën sherr me oficerët e sigurisë izraelite

VIDEO – FOTO/ Presidenti Macron humb qetësinë, bën sherr me oficerët e sigurisë izraelite

09:07, 23/01/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Francës Macron u përfshi në një debat të fortë me oficerëit izraelitë të sigurisë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit.

Macron ndodhet në Jeruzalem për të marrë pjesë në një ngjarje të madhe në përkujtim të Holokaustit e cila do të mbahet sot. Ai ishte duke vizituar Kishën e Shën Anës e cila i përket qeverisë franceze dhe konsiderohet të jetë territor francez ku ndodhi debati.

Ai u filmua duke debatuar ashpër dhe duke u kërkuar oficerëve të dilnin jashtë. “Të gjithë i dinë rregullat. Mua nuk më pëlqejnë ato që bëtë para meje. Dilni jashtë!”– tha Macron duke bërtitur.

Një zëdhënës i policisë izraelite tha që ndërsa delegacioni i Presidentit Macron mbërriti në Kishën e Shën Anës ka pasur një “diskutim” midis rojeve izraelite dhe franceze të sigurisë se kush do të lejohej që të hynte në sit.

“Presidenti francez kërkoi që udhëzimet të respektohen dhe, bazuar në kushtet e rënë dakord përpara kohe, një roje izraelite dhe një oficer policie shoqëruan presidentin dhe delegacionin e tij brenda,” shtoi ai.

“Kur presidenti dhe delegacioni përfunduan vizitën, ai kërkoi falje për incidentin dhe shtrëngoi dorën me personelin e sigurisë.”


    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco