Më 14 janar një ngjarje dramatike mund të ketë ndodhur në univers, por asnjëri nuk di ende çfarë

Më 14 janar një ngjarje dramatike mund të ketë ndodhur në univers, por asnjëri nuk di ende çfarë

13:23, 22/01/2020
A+ Aa A-

Asnjëri prej nesh nuk e ka kuptuar por më 14 janar një event tejet i rëndësishëm mund të ketë ndodhur në Univers. Themi “mund”, sepse asnjë nga astronomët që e kanë sinjalizuar nuk ka arritur të kuptojë çfarë ka ndodhur realisht.

Por diçka është e sigurt. Atë ditë jo një, por tre observatorë astronomikë, të quajtur Laser Interferometer Gravitational-Wawe (LIGO) dhe të ndodhur në shtetin e Washintonit, në Louisiana dhe në Itali kanë kapur të njëjtin sinjal misterioz, ku për 14 milisekondë valë gravitacionale dhe shtrembërime në raportin hapësirë-kohë kanë përfshirë edhe planetin tonë.

Por burimi i kësaj anomalie kozmike ende nuk dihet. Hipotezat janë të shumta, dhe kryesoret përfshijnë përplasjen e dy vrimave të zeza, ose eventin madhor të “vdekjes” së një ylli.

Të dy hipotezat kanë edhe pikëpyetjet e tyre, nga momenti që përplasja e vrimave të zeza do të krijonte një event më të zgjatur në kohë, ndërkohë që shpërthimi i një supernove, pra faza e fundit që çon në vdekjen e një ylli, nuk do të ishte një event aq i paparashikuar. Astronomët presin që diçka e tillë mund të ndodhë relativisht shpejt me yllin Betelgeuse, por deri më tani nuk ka shenja të dukshme, dhe atë yll e shohim çdo natë në qiellin tonë.

Observatorët ende nuk kanë shpërndarë të dhënat përfundimtare të sinjalit, por siç thotë dhe një nga astronomët e përfshirë, “universi na habit gjithmonë. Mund të kenë ndodhur evente që prodhojnë këto valë magnetike, dhe ne as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë që ekzistojnë”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco