Tensionet/ Deputeti iranian: 3 milion dollarë për kokën e Donald Trump

Tensionet/ Deputeti iranian: 3 milion dollarë për kokën e Donald Trump

09:15, 22/01/2020
A+ Aa A-

Gjatë konferencës së çarmatosjes në Gjenevë ditën e djeshme, një ligjvënës iranian ofroi 3 milion dollarë për atë që do të vrasë Presidentin amerikan Donald Trump.

Kjo do të shërbejë si hakmarrje ndaj vrasjes së gjeneralit Soleimani, por nuk bëhet ende me dije nëse ky është një urdhër shtetëror.

Sipas medias AlJazeera dhe Russia Today, Ahmad Hamzeh, një pjesëtar i parlamentit, e ofroi këtë shpërblim në emër të popullit të Kerman, ku është varrosur dhe gjenerali iranian.

Por kjo deklaratë solli dhe reagimin e një diplomati amerikan që përfaqëson vendin në këtë konferencë, Robert Wood.

“Kjo është qesharake, po të jep ty përshtypjen e një akti terrorist, dhe ky lloj regjimi duhet të ndryshojë sjelljen e tij”, - deklaroi Woods.

Gjatë fjalës së tij, ligjvënësi iranian, Hamzeh tha se nëse Irani do të fillojë prodhimin e armëve bërthamore do të mund ta mbronte veten e tij.

“Nëse ne do të kishim armë bërthamore, ne do të mbroheshim nga kërcënimet. Ne duhet të fillojmë ndërtimin e raketave me rreze të gjerë. Kjo është e drejta jonë”, - u shpreh ai.

ShBA dhe aleatët e saj e kanë akuzuar Iranin prej kohësh për tentativat e prodhimit të armëve të shkatërrimit në masë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco