Gruaja i zhvat shtetit 100 mijë euro për 4 lindje dhe 12 aborte të rreme!

Gruaja i zhvat shtetit 100 mijë euro për 4 lindje dhe 12 aborte të rreme!

08:52, 22/01/2020

Për 20 vite me radhë ajo qëndroi në shtëpi pasi nuk kishte nevojë të punonte. Bëhet fjalë për një grua në Itali e cila ka regjistruar një rekord të ri guinness, pasi përgjatë gjithë kësaj periudhe ishte “shtatzënë”.

Ajo kishte mashtruar Institutin Kombëtar të Presidencës Sociale duke simuluar dymbëdhjetë aborte dhe katër lindje që nuk kanë ndodhur kurrë. 50-vjeçarja ndërkohë ishte shpërblyer me rreth 100,000 €  nga pagesat e lindjes.

“Një histori e jashtëzakonshme: një grua rome që nuk ka shkuar të punojë për njëzet vjet sepse  ishte ” gjithmonë shtatzënë “. Gjatë asaj kohe  ajo do të kishte kryer dymbëdhjetë dështime dhe lindur katër fëmijë . Për më tepër, zonja do të kishte mbledhur para për ta sepse për shkak të shtatzënive të supozuara të vështira, ajo duhej të qëndronte në shtëpi dhe të kujdesej për veten, përveçse të ngrihej vetëm për të marrë pagën  e lehonisë” shkruajnë mediat italiane.

Gruaja në të vërtetë kishte mbledhur shumë para në mënyrë të paligjshme sepse fëmijët që pretendonte se kishte lindur ( të gjitha femra) ekzistonin vetëm në regjistra dhe dymbëdhjetë abortet e deklaruara do të rezultonin false.

Autoritetet kanë nisur hetimet për rastin, pasi 50-vjeçarja dyshohet të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco