Alarmi: Virusi i ri në Kinë mund të ndryshojë formë dhe të përhapet më tepër!

Alarmi: Virusi i ri në Kinë mund të ndryshojë formë dhe të përhapet më tepër!

08:04, 22/01/2020
A+ Aa A-

Një virus i ri që ka vrarë nëntë persona mund të ndryshojë formë dhe të përhapet më te, kanë paralajmëruar zyrtarët e shëndetësisë në Kinë, ndërkohë që kanë shtuar masat e kontrollit, njofton BBC.

Janë 440 raste të konfirmuara, me origjinë nga një treg prodhimesh deti që “kryente transaksione të paligjshme kafshësh të egra”.

Virusi tani është përhapur nga Wuhan, në disa provinca kineze si dhe në SHBA, Tailandë dhe Korenë e Jugut.

Autoritetet pranuan që vendi tani është në fazën më kritike të parandalimit dhe kontrollit.

Kina kishte konfirmuar më herët se transmetimi i virusit nga njeriu tek njeriu kishte ndodhur.

Shenjat e infeksionit janë simptoma të frymëmarrjes, ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje.

Sa shpejt përhapet virusi?

Nuk ka asnjë mënyrë për ta ditur këtë, por ka të ngjarë që situata të përkeqësohet pasi miliona njerëz në të gjithë Kinën po udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit për festën e Vitit të Ri Lunar.

Kjo do të rrisë rrezikun e përhapjes së sëmundjes dhe vështirësinë për ta parandaluar dhe kontrolluar.

Ndaj zyrtarët e Shëndetësisë në Kinë thanë se do të merren masa të rrepta për ta kontrolluar sëmundjen dhe i bënë thirrje cilido që ndodhet në Wuhan që të shmangë turmat dhe të minimizojë daljet në publik.

Në masat përfshihet edhe monitorimi i temperaturës së trupit për këdo që del nga Wuhan dhe përmirësimi i sterilizimit dhe ventilimit në pikat kryesore të transportit. /SYRI.NET

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco