Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Virusi kinez mbërrin në Amerikë, mashkulli 30-vjeçar kishte udhëtuar në rajonin aziatik

Virusi kinez mbërrin në Amerikë, mashkulli 30-vjeçar kishte udhëtuar në rajonin aziatik

23:22, 21/01/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC), njoftoi se një mashkull 30-vjeçar u shtrua në spital në Everett, pranë Seattle, me koronavirusin e ri kinez.

Me këtë njoftim konfirmohet rasti i parë në SHBA, vendi i fundit i prekur, pas Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut, Tajlandës, Tajvanit dhe Australisë.

Mashkulli 30-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk kishte vizituar ndonjë nga tregjet ku janë shfaqur raste të shumta në Wuhan, në Kinë.

Sipas informacioneve, ai vetëm kishte udhëtuar në rajon, njoftoi Nancy Messonnier, drejtuesja e Qendrës së Sëmundjeve Respiratore të CDC, në një konference telefonike për shtyp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco