Konsipracion mbi sulmet e 11 shtatorit/ Botuesi francez kërkon falje pas botimit të librit të historisë

Konsipracion mbi sulmet e 11 shtatorit/ Botuesi francez kërkon falje pas botimit të librit të historisë

22:03, 21/01/2020
A+ Aa A-

Një botues francez ka lëshuar një falje pasi librat e saj të histories, sugjerojnë se CIA "orkestroi" sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, në të cilat u vranë gati 3,000 njerëz.

Libri shkollor me titull "Historia e Shekullit 20 në Kartolina" u botua në nëntorin e kaluar përmes botimeve të Ellipses, për të paraqitur tërë shekullin e kaluar në historinë franceze, evropiane dhe botërore për studentët universitare, raporton FoxNews.

Fjalia u shfaq në faqen 204 të librit shkollor në një kapitull në lidhje me krijimin e grupit terrorist Al-Kaeda dhe sulmet ndaj Amerikës më 11 shtator 2001, raportoi e përditshmja franceze Le Monde.

Fjalia e kontestuar thotë: "Kjo ngjarje globale - pa dyshim e orkestruar nga CIA (shërbime sekrete) për të imponuar ndikimin amerikan në Lindjen e Mesme? - goditi simbolet e fuqisë amerikane në territorin e vet."

Mësuesit e historisë dhe gjeografisë së shkollës së mesme ishin të parët që gjetën fjalinë e drejtuar nga komploti dhe paralajmëruan një grup të mësuesve në Facebook, raportoi gazeta.

Botuesi tha në një deklaratë në faqen e saj të internetit se fjalia nuk duhej të ishte shfaqur kurrë në librin shkollor.

Ajo tha që autori, Jean-Pierre Rocher, një profesor i certifikuar i historisë dhe gjeografisë dhe i diplomuar në Institutin e Studimeve Politike në Paris, dëshironte ta hiqte.

"Kjo frazë, e cila i bën jehonë teorive të komplotit pa asnjë bazë faktike, kurrë nuk duhet të ishte përdorur në këtë libër," thuhej në frëngjisht deklarata.

"Kjo nuk pasqyron linjën editoriale të Ellipses ose pozicionin e autorit të saj."

Ellipses tha se do të përfshijë një fletë korrigjimi me të gjitha kopjet e librit shkollor, që nuk ishin dërguar në librari, sipas BBC.

Gati 3.000 njerëz vdiqën në sulmet terroriste të 11 shtatorit, kur xhihadistët e Al Kaedës rrëmbyen aeroplanët dhe i përplasën në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit.

Një aeroplan tjetër, United Flight 93, u rrëzua në një fushë afër Shanksville, Pentagon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco