Përgjaken protestat anti-qeveritare/ Forcat e sigurisë vrasin dy persona gjatë trazirave në Irak

Përgjaken protestat anti-qeveritare/ Forcat e sigurisë vrasin dy persona gjatë trazirave në Irak

18:46, 21/01/2020
A+ Aa A-

Të martën gjatë protestës, dy protestues vdiqën në Irak, ndërsa policia zhvilloi beteja në rrugë me demonstruesit antiqeveritar, duke gjuajtur me gaz lotsjellës dhe plumba gome, në përpjekje për të shpërndarë të rinjtë që hidhnin gurë, duke kërkuar reformën e asaj, që ata shohin si një sistem politik të korruptuar.

Një fotograf i Reuters pa një protestues që vdiq pasi u godit në kokë nga një bombol gazi lotsjellës, i shkrepur nga forcat e sigurisë në autostradën Mohamed al-Qassim të Bagdadit. Protestuesit e tjerë bartën trupin e tij në retë e gazit lotsjellës, raporton Reuters.

Një demonstrues tjetër mori një plumb të hënën në qytetin e Baquba, ku të paktën 50 demonstrues u plagosën, thanë burimet mjekësore.

Përplasjet shpërthyen në ditën e tretë në Sheshin Tayaran të Bagdadit, në qytetet jugore, përfshirë Basra-n, dhe në qytetet e shenjta shiite të Kerbala dhe Najaf.

Kryesisht protestuesit e rinj hodhën gurë dhe bomba benzinë drejt policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotësie dhe plumba gome.

"Ne bëjmë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe një kryeministër të pavarur që nuk i përket asnjë partie," tha një protestues me kapuç në Bagdad, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij.

Kryeministri në largim Adel Abdul Mahdi, nxiti përfundimin e demonstratave të dhunshme, duke thënë se ata mund të destabilizojnë më tej Irakun, në një kohë të një fërkimi të madh rajonal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco