‘Refuzoni profetët e apokalipsit’/ Thirrja e Trump në Davos

‘Refuzoni profetët e apokalipsit’/ Thirrja e Trump në Davos

13:54, 21/01/2020
A+ Aa A-

Presidenti amerikan kritikoi ata që i quajti ‘profetët e apokalipsit’ për klimën, teksa mbajti një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ai bëri thirrje që të refuzhen predikimet për apokalipsin dhe shtoi se Amerika do të mbrojë ekonominë e saj.

Sipas BBC, Trump nuk iu referuar direkt aktivistes Greta Thunberg, e cila e nisi seancën me një fjalim ku bëri thirrje për të shmangur ‘apokalipsin klimatik’.

Shkatërrimi i mjedisit është në krye të axhendës në samitin e këtij viti.

Trump tha nga resorti i skive në Zvicër se është koha për optimizëm, jo për pesimizëm.

“Këta alarmues kanë kërkuar gjithmonë të njëjtën gjë- fuqi absolute për të dominuar, transformuar dhe kontrolluar çdo aspekt të jetëve tona”.

Më herët, Greta Thunberg tha në një panel se pak a shumë asgjë nuk është bërë për rrezikun që i kanoset klimës globale.

Adoleshentja 17-vjeçare ishte në sallë kur foli Trump, por nuk komentoi për median.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku21/01/2020 17:12

Çfarë mutin din ajo fyçka e manipuluar nga fuqi të errëta? Shkencëtarët ndërrojnë mëndje çdo 6 muaj, paradigmat ndërrojnë çdo dy vjet. Çfarë është e mirë sot, del e keqe nesër. Është krijuar një kaos global i qëllimshëm. Manipulohen kalamajtë për të sensibilizuar rininë injorante që besin se çfarë fluturon hahet. A din kush me thanë se si u pshurr ajo çështja e vrimës së ozonit dhe epokalipsit që po shkaktonte? Shpërthen një vullkan dhe përmbys gjithçka për dy shekuj dhe askush nuk i parashikon dot konseguencat, sikurse askush nuk parashikon dot kur do plasë ky vullkan. Harxhojnë (vjedhin) miliarda e miliarda gjasme për mbrojtjen e ambientit duke stërtaksuar popujt. Sulmohet USA ndêrkohë që Kina dhe India (të dyja të kuqe) prodhojnë 90% të gazit karbonik. Europa po i ngre këmbët gjithmonë e më përpjetë sepse e ka marrë në gojë karremin e demagogjisë të C02 dhe të zëvëndësimit të rracës e të fesë,bgjë që sjell miliarda të tjera trafikantëve të skllevërve modernë me anije OJQ. Goo Trump.

Githbo21/01/2020 15:41

Kohe e mrekullueshme per njerezimin. Presidenti i USA eshte i detyruar te polemizoje me nje askush te bere papritmas dikush.

Shto koment

Denonco