FOTO/ Drejt SHBA: Fëmijët humbin kur emigrantët përplasen me Gardën Meksikane

FOTO/ Drejt SHBA: Fëmijët humbin kur emigrantët përplasen me Gardën Meksikane

09:43, 21/01/2020
A+ Aa A-

Guatemalë – Forcat e sigurisë së Meksikës hodhën gaz lotsjellës mbi emigrantët nga Amerika Qendrore që po përshkonin një lumë në drejtim të Meksikë mëngjesin e së hënës, një përleshje kaotike që solli ndarjen e nënave nga fëmijët e tyre të vegjël.

Përplasja midis qindra emigrantëve nga Amerika Qendrore dhe Gardës Kombëtare të Meksikës tregojnë sfidën me të cilën po përballet Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador për të ndaluar emigracionin drejt SHBA, sipas marrëveshjeve me homologun e tij Donald Trump.

Emigrantët kryesisht nga Hondurasi numëroheshin rreth 500, sipas Institutit Kombëtar të Emigracionit të Meksikës. Ata ishin pjesë e një grupi prej disa mijëra njerëzish që ishin nisur javën e kaluar nga Hondurasi, për t’i ikur dhunës së shfrenuar të bandave dhe mungesës së perspektivës për punë në atdheun e tyre.

Pamjet filmike tregojnë grupe të shpërndara të emigrantëve duke hedhur gurë dhe disa policë të armatosur të Gardës Kombëtare që ishin vendosur në brigjet e lumit, në përpjekje për të mbyllur vendkalimet e paligjshme, ndërkohë që qindra të tjera vraponin drejt Meksikës.

Pesë policë të Gardës Kombëtare u plagosën në përleshje, tha INM.

“Ne nuk duam të qëndrojmë këtu. Ne duam vetëm të kalojmë në anën tjetër,” tha Ingrid, 18 vjeç, një emigrant honduras. “Unë nuk dua të kthehem në atdheun tim, sepse atje nuk ka asgjë, vetëm uri.”/ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco