Virusi i ri në Kinë: Vdes personi i katërt, konfirmohet transmetimi nga njeriu tek njeriu

Virusi i ri në Kinë: Vdes personi i katërt, konfirmohet transmetimi nga njeriu tek njeriu

08:55, 21/01/2020
A+ Aa A-

Një person i katërt ka vdekur në Kinë nga një virus që është përhapur me shpejtësi në të gjithë vendin, ndërkohë që autoritetet konfirmuan se ai mund të jetë ngjitur nga njeriu tek njeriu, sipas BBC.

Një burrë i vjetër 86 vjeç ishte viktima e fundit e koronavirusit, që shkakton një lloj pneumonie. Ky jetonte në Wuhan, qyteti në të cilin ka shpërthyer.

Më shumë se 200 raste janë njoftuar deri tani nëpër qytetet kryesore të Kinës përfshirë Pekinin dhe Shangain.

OBSH po shqyrton mundësinë për të shpallur emergjencën ndërkombëtare të shëndetit publik lidhur me këtë virus – siç bëri me gripin e derrit dhe Ebolën. Vendimi do të merret në takimin e së mërkurës.

Komisioni i Shëndetit Kombëtar të Kinës të hënën konfirmoi për të herë të parë se virusi mund të jetë transmetuar nga njeriu tek njeriu. Thuhet se dy njerëz në provincën Guangdond janë infektuar nga njeri – tjetri.

Në një deklaratë tjetër, Komisioni I Shëndetit i Komunës Wuhan tha se së paku 15 punonjës të shëndetësisë në Wuhan janë infektuar me këtë virus dhe njeri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Punonjësit me sa duket u infektuan nga virusi për shkak të kontaktit me pacientët. Të gjithë ata po mbahen në izolim ndërkohë që po kurohen.

Sëmundja u identifikua së pari në Wuhan, një qytet në qendër të Kinës me 11 milionë banorë, vitin e kaluar. Janë aktualisht 218 raste të konfirmuara të virusit në Kinës sipas OBSH/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco