Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Rifillojnë trazirat në Irak/ Përleshje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë

Rifillojnë trazirat në Irak/ Përleshje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë

21:22, 20/01/2020
A+ Aa A-

Dhjetra protestues irakianë u plagosën sot në Bagdad dhe qytete të tjera në përleshje me forcat e sigurisë të cilët po përpiqeshin të hapnin rrugët e bllokuara.

Protestat shënojnë rifillimin e trazirave antiqeveritare, pas një ndërprerjeje prej disa javësh, raporton VOA.

Në Sheshin Tayaran të Bagdadit, protestuesit hodhën gjatë natës shishe me benzinë dhe gurë kundër policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe granata çorientuese, thanë dëshmitarët.

Në qytete të tjera të Irakut jugor, qindra protestues dogjën goma dhe bllokuan rrugët kryesore. Ata thonë se Kryeministri Adel Abdul Mahdi nuk i ka përmbushur premtimet përfshirë emërimin e një qeverie të re të pranueshme për irakianët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco