Mosmarrëveshjet financiare/ Macron dhe Trump deklarojnë armëpushim deri në fund të vitit

Mosmarrëveshjet financiare/ Macron dhe Trump deklarojnë armëpushim deri në fund të vitit

20:51, 20/01/2020
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha të martën se ai kishte një "diskutim të shkëlqyeshëm" me Presidentin e SHBA Donald Trump, mbi një taksë dixhitale të planifikuar nga Parisi dhe tha që të dy vendet, do të punonin së bashku për të shmangur një rritje të tarifave.

"Ata ranë dakord t'i japin një shans negociatave deri në fund të vitit," tha një burim. "Gjatë kësaj periudhe kohore, nuk do të ketë tarifa të njëpasnjëshme."

Franca vendosi që në korrik të aplikojë një taksë prej 3% të të ardhurave nga shërbimet dixhitale të fituara në Francë nga firmat me të ardhura më shumë se 25 milion euro (28 milion dollarë) në Francë dhe 750 milion euro në të gjithë botën, rapotron Reuters.

Uashingtoni ka kërcënuar të vendosë taksa ndaj produkteve franceze si përgjigje.

Autoritetet franceze kanë thënë vazhdimisht, se çdo marrëveshje ndërkombëtare mbi taksimin dixhital të arritur brenda OECD, do të tejkalonte menjëherë taksën franceze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco