Vrasja e gazetares malteze/ Pas kryeministrit, dorëhiqet edhe një ministër

Vrasja e gazetares malteze/ Pas kryeministrit, dorëhiqet edhe një ministër

18:51, 20/01/2020
A+ Aa A-

Justyne Caruana, Ministrja e Maltës për ishullin Gozo, dha dorëheqjen sot pas raportimeve në media, për lidhjen e burrit të saj me një oficer policie dhe të dyshuarin për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.

Sipas ‘Maltese Sunday Times’, burri i saj po udhëtonte për në Londër për një ndeshje futbolli me biznesmenin Yorgen Fenech në shtator 2018, kur ky i fundit ishte nën hetime.

Në letrën e saj të dorëheqjes, Caruana tha se: “Unë jam duke dhënë dorëheqjen si ministre, pasi janë publikuar raportet në media, megjithëse nuk kam asnjë lidhje me të”.

Por ditën e djeshme, Silvio Valletta burri i ministres Caruana , i cili drejtoi hetimin për vrasjen dhe u pushua nga çështja në mes të vitit 2018 për një konflikt interesi, tha se ai nuk e dinte që Fenech ishte i dyshuar kur udhëtonte me të.

Pas vrasjes së gazetares Daphne Galizia në vitin 2017, disa zyrtarë të qeverisë së ish-kryeministrit Joseph Muscat, gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen për krizën politike dhe disa ditë më parë këtë e bëri edhe shefi i policisë në Maltë.

Motra  e gazetares së vrarë Corinne Vella, e përshëndeti dorëheqjen, por tha se kjo duhet të kishte ndodhur në vitin 2018.

“Ministrja duhej të tërhiqej menjëherë pasi të dinte për lidhjen e burrit të saj me Fenech. Një polic i moshuar nuk duhet të konsultohej me një njeri për të cilin ishte menduar se do të hetoj. Është shumë shqetësuese,” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco