Konfirmohet/ Virusi i ri vrastar mund të transmetohet mes njerëzve

Konfirmohet/ Virusi i ri vrastar mund të transmetohet mes njerëzve

17:22, 20/01/2020
A+ Aa A-

Kina ka konfirmuar virusin e ri, të ngjashëm me SARS, i cili deri tani i ka marrë jetën tre personave dhe që mund të përhapet lehtësisht mes njerëzve.

Deri tani, ishte e paqartë nëse virusi që ka goditur 222 njerëz në Kinë mund të transferohej nga një person në tjetrin.

?Gjetjet fillestare janë se virusi ka nisur të shpërthejë te njerëzit që kanë punuar ose vizituar një treg ushqimor në periferi të qytetit Vuhan, në fund të muajit të kaluar.

Dy pacientë në jug të Kinës nuk e kanë vizituar qytetin Wuhan, ku është përqendruar edhe shpërthimi i virusit.

Ekipi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë tha se pacientët kishin kapur virusin nga anëtarët e infektuar të familjes, raportojnë mediat lokale.

Tre vende kanë raportuar gjithashtu raste të virusit, Tajlanda, Japonia dhe Koreja e Jugut. Personat e prekur kishin vizituar Wuhanin.

Ky shpërthim, sipas autoriteteve shëndetësore, ka ringjallur kujtimet e virusit Sars, gjithashtu një koronavirus, që ka lënë mbi 770 njerëz të vrarë në fillim të viteve 2000, në dhjetëra vende, kryesisht në Azi.

Analiza e kodit gjenetik të virusit të ri tregon se ai është më i lidhur me Sars-in sesa me çdo koronavirus tjetër njerëzor.

Virusi i ri është etiketuar si 2019-nCoV dhe thuhet të jetë një lloj i ri i koronavirusit që nuk është identifikuar më parë te njerëzit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco