900 milionë euro ndihma humanitare në 80 shtete/ BE miraton buxhetin paraprak

900 milionë euro ndihma humanitare në 80 shtete/ BE miraton buxhetin paraprak

16:39, 20/01/2020
A+ Aa A-

Për vitin 2020, Komisioni Evropian miratoi një buxhet fillestar për ndihma humanitare , në një shumë prej 900 milionë euro.

Sipas raportimeve të komisionit, BE është donatori kryesor i ndihmës humanitare në botë dhe po ndihmon njerëzit në më shumë se 80 vende.

Një vend të rëndësishëm nga buxheti i përgjithshëm humanitar për këtë vit, zënë programet në Afrikë, ku BE do të ndajë 400 milionë euro.

Ndihma posaçërisht ka të bëjë me ata të prekur nga konflikti i gjatë në Republikën e Kongos, vendet e goditura nga uria e Afrikës Qendrore dhe shpërnguljet nga Sudani i Jugut, Afrika Qendrore dhe Çadi.

Për Lindjen e Mesme, BE do të ndajë 345 milionë euro nga buxheti humanitar për të adresuar krizën në Siri dhe Jemen.

BE gjithashtu caktoi 111 milionë euro për të vazhduar ndihmën ndaj të prekshmëve në krizën e Venezuelës, sipas Komisionit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco