VIDEO/ Pas zjarreve dhe shirave, një tjetër fenomen natyror përfshin Australin

VIDEO/ Pas zjarreve dhe shirave, një tjetër fenomen natyror përfshin Australin

16:29, 20/01/2020
A+ Aa A-

Në pjesën qendrore të rajonit New South Wales në Australi, erërat e forta kanë krijuar stuhi pluhuri që në disa qytete e ktheu ‘ditën në natë’.

Të dielën në mbrëmje, Byroja e Meteorologjisë e lëshoi një varg paralajmërimesh për këtë rajon.

Pas erërave të fuqishme dhe reshjeve të mëdha të shiut, erdhën stuhitë e pluhurit në disa pjesë të vendit.

Në videot e publikuara, shihen masat e mëdha të pluhurit duke u përhapur në qytezën Dubbo dhe disa vende të tjera.

Dëshmitarët thanë se pluhuri ishte aq i dendur, saqë e bllokoi edhe depërtimin e rrezeve të diellit.

Sipas autoriteteve lokale në Dubbo, u regjistruan erëra me shpejtësi prej 107 kilometrave në orë, rreth orës 7: 45 minuta të mbrëmjes.

Reshjet e shiut kanë ndikuar pozitivisht në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe janë mirëpritur nga zjarrfikësit dhe fermerët.

Meteorologët australianë kanë parashikuar se stuhia do të vazhdojë edhe të hënën dhe do të përcillet me erëra të fuqishme, shkruan “The Guardian”.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco