Autoportreti i ngrysur i Van Gogut në Oslo konfirmohet si autentik

Autoportreti i ngrysur i Van Gogut në Oslo konfirmohet si autentik

13:01, 20/01/2020
A+ Aa A-

Piktura e vetme e njohur nga mjeshtri holandez në kohën kur ai kishte çrregullime mendore është “pa dyshim” vepër e tij.

Pas disa dekadash dyshime, një autoportret i ngrysur u vërtetua si autentik dhe një vepër e mirëfilltë e Vinsent Van Gog dhe e vetmja vepër e njohur e pikturuar ndërsa ai kishte psikoza.

Autoportreti i vitit 1889 ka qenë në koleksionin kombëtar të Norvegjisë që nga viti 1910, por autenticiteti i saj ka qënë e vënë e dyshim që nga viti 1970. Të hënën, Muzeu Vang Gog në Amsterdam shpalli se ajo “pa dyshim”, një vepër e artistit.

Në portretin që mban datën gusht 1889, shprehja e artistit është pa jetë dhe në imazh mbizotëron një ton i zymtë i gjelbër në kafe.

Autoportreti në Oslo përshkruan dikë që është mendërisht i sëmurë”, tha muzeu. “Vështrimi me ndrojtje anash është lehtësisht i lexueshëm dhe shpesh konstatohet tek pacientët që vuajnë nga depresioni dhe psikozat.”

Van Gog shkoi në azilin në Sain Remy në maj 1889 dhe pati një sërë episodesh psikotike në korrik, që zgjatën një muaj e gjysëm.

Piktura mund të ketë lidhje me një letër që artisti i shkroi vëllait të tij Theo në shtator lidhur me autoportretin, “përpjekje nga koha kur isha sëmurë”.

Luis van Tilborg, një studiues i vjetër i muzeut dhe profesor i historisë së artit në Universitetin e Amsterdamit, tha se Van Gog kishte frikë ta pranonte se ishte në të njëjtën gjendje si banorët e tjerë të azilit.

“Ai me siguri e pikturoi këtë portret që të pajtonte veten me atë që pa në pasqyrë: një person që nuk uronte që të ishte”, tha ai. “Kjo është pjesë e asaj që e bën pikturën aq të jashtëzakonshme dhe madje terapeutike. “/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco