Ishte njeriu më i shkurtër në botë, ndërron jetë në moshën 27- vjeçare

Ishte njeriu më i shkurtër në botë, ndërron jetë në moshën 27- vjeçare

11:33, 19/01/2020
A+ Aa A-

Njeriu më i shkurtër në botë siç verifikohet nga Guinness Ëorld Records (GËR), ka vdekur në një spital në Nepal në moshën 27 vjeçare.

Khagendra Thapa Magar, nga rrethi Baglung i Nepalit, ishte i gjatë vetëm 67 cm.

Vëllai i tij i tha agjensisë së lajmeve AFP se ai vdiq të premten pas një beteje me pneumoninë.

Magar u njoh si njeriu më i vogël në botë në ditëlindjen e 18-të në vitin 2010, në një ceremoni ku morën pjesë personalitete vendase dhe ndërkombëtare.

 “Unë nuk e konsideroj veten si një njeri të vogël. Unë jam një njeri i madh. Mendoj se të kesh këtë titull më mundëson ta kuptoj  çdo të thotë të ndihesh i madh dhe të marr një shtëpi të përshtatshme për mua dhe familjen time”, tha ai në atë kohë.

Ai ka udhëtuar në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara duke qenë pjesë e televizionit dhe ishte fytyra zyrtare e fushatës së turizmit të Nepalit.

Guinness Ëorld Records ka dy kategori për njerëzit me shtat të shkurtër, ata që mund të ecin dhe ata që nuk munden.

Filipinasja, Junrey Balaëing e cila nuk është në gjendje të ecë ose të qëndrojë pa u mbështetur, është njeriu më i shkurtër në botë me 59.93 cm.

 ‘Jeta mund të jetë sfiduese’

“Jeta mund të jetë sfiduese kur peshoni vetëm gjashtë kilogram dhe nuk jeni si gjithë të tjerët. Por madhësia e tij e vogël e ndaloi atë të përfitonte sa më shumë nga jeta”, tha Craig Glenday, Kryeredaktori i Guinness Records Ëorld Records.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco